Telegrafi

Orban tregon pse u shfaq me shallin “Hungaria e Madhe”, që përfshinte territore të Serbisë, Rumanisë dhe Ukrainës

Kryeministri hungarez, Viktor Orban doli në publik me një shall teksa kishte një hartë të vizatuar të “Hungarisë së Madhe”, e cila përfshin një pjesë të madhe të Vojvodinës, të cilën e kishte veshur në një ndeshje futbolli.

“Të mos shohim diçka që s’ka”, ka shkruar ai në Facebook dhe ka vazhduar me një tjetër mesazh.

“Futbolli nuk është politikë. Le të mos shohim diçka që nuk ekziston. Rrofshin të gjitha skuadrat hungareze, kombëtaret hungareze, kudo që jetojnë!”, pohoi Orban teksa shihet i veshur me një shall foto të Hungarisë së madhe, e cila përfshin pjesë të Vojvodinës, Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë, Rumanisë dhe Ukrainës.

Kryeministri hungarez e ka ekspozuar publikisht hartën e “Hungarisë së Madhe” edhe më parë.

Në një rast, Orban, duke dashur të përgëzojë maturantët që iu nënshtruan testit të historisë në Hungari, e bëri këtë në një mënyrë jashtëzakonisht të pazakontë.

Vetëm një vit më parë, llogaria zyrtare e shtetit të Hungarisë në rrjetin social Twitter publikoi një ilustrim, pra një reliev të stilizuar që sugjeronte se pas Luftës së Parë Botërore dhe Traktatit të Trianonit, dy të tretat e territorit të Hungarisë, duke përfshirë 63 mijë kilometra katrorë që janë pjesë e Kroacisë, Sllovenisë dhe Serbisë së sotme, më saktë – Vojvodinës.

Ndryshe, shalli që kishte veshur Orban ka nxitur reagime në Serbi, Rumani dhe Ukrainë. /Telegrafi/