Site icon Telegrafi

Orban humb në bastionin e tij

Partia qeverisëse e Kryeministrit hungarez, Viktor Orban ka pësuar një humbje të thellë në zgjedhjet lokale.

Orban, i njohur për retorikën e tij të ashpër kundër migrimit, po kërkon mandatin e tretë radhazi në zgjedhjet e 8 prillit, shkruan Telegrafi.

Ditë më parë, ai e cilësoi opozitën si të pashpresë, por triumfi i së dielës për Péter Marki-Zay ende mund të provojë se ai e ka gabim.

Marki-Zay, i cili garoi si i pavarur, por gëzonte përkrahjen e spektrit të plotë të opozitës, fitoi 57.5 për qind të votave, kundrejt 41.5 për qind për kandidatin e partisë në pushtet, Zollan Hegedus, me 92 për qind të votave të numëruara.

Rezultati ishte një tronditje për përkrahësit e partisë së Orbanit, Fidesz, ku në zgjedhjet e fundit lokale të 2014-së, ajo fitoi me 61 për qind të votave. /Telegrafi/

Exit mobile version