Pjesëmarrësit në jubileun e 20 të mbrëmjes oratorike, të organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë, deklaruan se janë të nevojshme ndryshime fundamentale në Maqedoni. Sipas oratorëve të ri, shoqëria duhet të lirohet nga konfliktet, realizimin e interesave personale dhe mentalitetit ballkanik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në mbrëmjen oratorike e e cila e mban emrin e themeluesit të katedrës së drejtësisë, Ivo Puhan, morën pjesë 12 studentë të përzgjedhur nga gjithsej 40.
Sipas profesoreshës Neda Zdraveva, tashmë dy dekada, netët oratorike janë forume ku studentët flasin pa cenzurë dhe pa gjuhë të urrejtjes./Telegrafi/