Shqipëria do të jetë pjesë e grupit I së bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.
Sot u përcaktua kalendarin e ndeshjeve, ku Shqipëria do ta fillojë garën kualifikuese më 25 mars 2021 kundër Andorrës si mysafir dhe do ta përfundojë në 15 nëntor 2021 përsëri me Andorrën në shtëpi, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Një short deri diku shumë i favorshëm për skuadrën e Edy Rejas.
Kjo pasi nga tri sfidat e para që do të luhen në muajin mars skuadra do të kërkojë shtatë pikë.
Shqipëria pas Andorrës e pret Anglinë në Tiranë dhe i shkon San Marinos mysafir.
Orari i Shqipërisë
Ndeshja e parë, 25 Mars 2021: Andorra-Shqipëri
Ndeshja e dytë, 28 Mars 2021: Shqipëri-Angli
Ndeshja e tretë, 31 Mars 2021: San Marino- Shqipëri
Ndeshja e katërt, 2 Shtator 2021: Poloni-Shqipëri
Ndeshja e pestë, 5 Shtator 2021: Shqipëri-Hungari
Ndeshja e gjashtë, 8 Shtator 2021: Shqipëri-San Marino
Ndeshja e shtatë, 9 Tetor 2021: Hungari-Shqipëri
Ndeshja e tetë, 12 Tetor 2021: Shqipëri-Poloni
Ndeshja e nëntë, 12 Nëntor 2021: Angli-Shqipëri
Ndeshja e dhjetë, 15 Nëntor 2021: Shqipëri-Andorra
/Telegrafi/