Liga e Parë do të rikthehet në këtë fundjavë, ku do të zhvillohet xhiroja e pestë.
Në grupin A të gjitha ndeshjet do të zhvillohen ditën e shtunë, kurse takimi më interesant në këtë grup do të jetë në mes Malishevës dhe Istogut.
Ndërsa në grupin B një takim do të zhvillohet ditën e shtunë, ndërkohë takimet tjera ditën e diele, ku ndeshja më interesant do të jetë në mes Dardanës dhe Flamurtarit.
Orari i xhiros së pestë në Ligën e Parë, grupi A dhe B:
Grupi A
E shtune 17 10 ora 14.00
Trepça – Dukagjini
Onix – A&N
Malisheva – Istogu
Drenasi – Vushtrria
Vellaznimi – Liria
Grupi B
E shtune 17.10 ora 14.00
Ulpiana – Vllaznia
E diele 18.10 ora 14.00
Keku 2- Korriku
Ferizaj – Ramiz Sadiku
Dardana – Flamurtari
Vitia – Kika
Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen më fillim nga ora 14:00. /Telegrafi/