Telegrafi

Orari i ndeshjeve të javës së 30-të në IPKO Superligë, Prishtina dhe Feronikeli luajnë të shtunën

Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së 30-të në IPKO Superligë.

Në elitë, dy ndeshje zhvillohen të shtunën, ku skuadrat lidere të renditjes, Feronikeli dhe Prishtina luajnë si mysafire kundër Drenicës, përkatësisht Dritës.

Ndërkaq, katër ndeshjet tjera zhvillohen të dielën.

Të dielën interesant pritet të jetë edhe përballje Llapi – Trepça ’89, ku llapjnasit luftojnë për titull.

Po ashtu do të luhet edhe një ndeshje interesante mes Gjilanit dhe Flamurtarit.

Ferizaj – Liria dhe KEK-u – Ballkani, po ashtu zhvillohen të dielën. /Telegrafi/

IPKO Superliga – Java e 30-të

E shtunë

Drenica – Feronikeli

Drita – Prishtina

E diel

Llapi – Trepça ‘89

Gjilani – Flamurtari

Ferizaj – Liria

KEK-u – Ballkani