Telegrafi

Orari i ndeshjeve të Final 8 i Kupës së Kosovës

(Foto: basketbolli.com)

Nga 15 deri më 19 shkurt palestra “Mizahir Isma” do të jetë arenë e super ndeshjeve të basketbollit. Me moton ‘n’Rahovec e kem konakun’ do të zhvillohet Final 8 i Kupës së Kosovës.

Tetë skuadrat më të mira të Prince Caffe Superligës, dy të Femrave dhe katër të Ligës së Parë të Meshkujve do të garojnë për trofetë e çmuar në basketbollin e Kosovës.

Ndeshje interesante priten në parket dhe atmosferë sportive në tribuna, duke e bërë madhështore këtë garë, ashtu si e meriton.

Kjo ngjarje zhvillohet gjatë festës së Pavarësisë së Kosovës, duke e madhështuar edhe më shumë Final 8.

Final 8 hapet me gjysmëfinalen e Ligës së Parë mes Bora-s dhe Istogut. Fituesi i kësaj ndeshje në finale e pret fituesin e takimit Neë Basket-Drita, që zhvillohet të enjten.

Trepça-Vëllaznimi dhe Peja-Rahoveci janë dy super duele që zhvillohen të mërkurën, ndërsa fituesit e këtyre ndeshjeve përballen në gjysmëfinale.


ORARI

E mërkurë 15.02.2023

Ora 14:00 Bora – Istogu (Liga e Parë e Meshkujve)

Ora 17:00 Trepça – Vëllaznimi Grupi D

Ora 20:00 Peja – Rahoveci Grupi A

E enjte 16.02.2023

Ora 14:00 Neë Basket – Drita (Liga e Parë e Meshkujve)

Ora 17:00 Sigal Prishtina – Bashkimi Grupi B

Ora 20:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni Grupi C

E premte 17.02.2023

Ora 14:00 NDESHJA FINALE – LIGA E PARË

Ora 17:00 GJYSMËFINALJA I GRUPI A – D

Ora 20:00 GJYSMËFINALJA II GRUPI B – C

E diel 19.02.2023

Ora 14:00 FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS PËR FEMRAT

Ora 17:00 FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS