Site icon Telegrafi

Orari i javës së 25-të në Superligë – Derbi zhvillohet në Suharekë, nxehtë edhe në Drenas

Elita e futbollit kosovar pritet të startojë me javën e 25-të në fundjavë.

Shumë ndeshje interesante na presin këtë xhiro, ku padyshim vëmendja më e madhe e adhuruesve të futbollit është në derbin Ballkani – Drita.

Dy skuadrat janë duke bërë luftë të madhe për titullin e kampionit, derisa pritet një ndeshje e zjarrtë në Suharekë.

Interesant pritet të jetë edhe takimi në Drenas, ku Feronikeli pret Prishtinën.

‘Industrialistët’ janë në kërkim të pikëve pasi ende nuk e kanë të sigurt qëndrimin në elitë, derisa Prishtina kërkon të vazhdoj me formë të mirë për të mbetur në garë për titullin.

Takim interesant pritet të jetë edhe ai mes Drenicës dhe Arbërisë që po luftojnë për t’iu shmangur rënies.

Gjilani pret Trepçën ’89, derisa Llapi do të jetë mysafir i Besës së Pejës. /Telegrafi/

Exit mobile version