Telegrafi

Orari i javës së 25-të në elitën e futbollit ksoovar

Elita e futbollit në Kosovë do të luaj javën e 25-të këtë fundjavë, teksa FFK ka publikuar datat dhe oraret e ndeshjeve.

Të shtunën do të zhvillohen trindeshjet e para, teksa prej orës 14:00 do të nisin përballjet Hajvalia – Drita, Drenica – Lira, dhe përballja mjaft interesante, Feronikeli – Prishtina.

Të dielën luhen sfidat e tjera, teksa Llapi do të presë Vushtrrinë, Besa Trepçën, dhe Gjilani Istogun e vendit të fundit për të kërkuar fitoren pas katër humbjeve radhazi. /Telegrafi/

Raiffeisen Superliga – Java e 25-të

E shtunë, më 9 prill
Hajvalia – Drita SSK
Drenica – Liria
Feronikeli – Prishtina

E diel, më 10 prill
Llapi – Vushtrria SSK
Besa – Trepça-89 SSK
Gjilani – Isogu