Është publikuar orari i javës së 14-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.
Kësisoj tri ndeshje do të zhvillohen ditën e shtunë, ndërsa tri të tjera të dielën.
Lideri aktual i Superligës, Feronikeli do të ketë një udhëtim të vështirë pasi luan në udhëtim te Ballkani.
Vështirë do të jetë edhe për Prishtinën që në Skenderaj takohet me Drenicën, një kundërshtar i papërshtatshëm për kryeqytetasit.
Ndeshja tjetër e ditës së shtunë është ajo mes KEK-ut dhe Flamurtarit.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita do të luaj para tifozëve të saj përballë Lirisë.
Llapi pas humbjes në shtëpi do të takohet me Ferizajn, ndërsa Trepça ’89 pret Gjilanin. /Telegrafi/
Java e 14-të në Ipko Superligë:
E shtunë
Drenica – Prishtina
Ballkani – Feronikeli
KEK-u – Flamurtari
E diel
Trepça ’89 – Gjilani
Ferizaj – Llapi
Drita – Liria
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:30