Orari i ndeshjeve bëri që trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp të fliste në konferencë për shtyp.
Gjermani, i cili në fund të sezonit largohet nga Liverpool, ka mbrojtur lojtarët e tij dhe ka thënë se pret që agjencia e të drejtave të njeriut të ndërhyjë në krijimin e orarit.
“Orari është absolutisht i çmendur. Nuk është normale që Liverpool të luajë një lojë të shtunën në orën 12:30. Duhet të luajmë të enjten, të dielën, të mërkurën. Më pas të shtunën në orën 12:30 ajo që po na bëjnë është krim. Në fakt prisja që Amnesty International të shkonte tek ta”, ka thënë Klopp.
Liverpool është një ekip me një numër të madh tifozësh në mbarë botën dhe luan në momente të veçanta pasi kjo i konvenon mbajtësit të drejtave televizive.
Skuadra e Klopp përjetoi një sërë dështimesh, të cilat e vështirësuan shumë veten për të luftuar për titullin kampion. /Telegrafi/