Site icon Telegrafi

Orari dhe gjyqtarët e xhiros së 10-të në Albi Mall Superligë

Në fundjavë rikthehet aksioni në Albi Mall Superligën e Kosovës me ndeshjet e xhiros së dhjetë, njëherit fillon faza e dytë kampionale.

Tanimë Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë duelet e kësaj jave në elitën e futbollit kosovar.

Të shtunën pritet një ndeshje interesante në Gjilan, aty ku Drita e pret Trepçën ’89.

Gjyqtar kryesor për këtë takim është caktuar Burim Jahmurataj, me asistentët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa. Në VAR do të jetë Eridon Podvorica.

Të shtunën zhvillohet edhe ndeshja tjetër mes Prishtinës dhe Dukagjinit me fillim nga ora 20:00, ku Genc Nuza do ta drejtojë këtë sfidë.

Visar Kastrati është caktuar gjyqtar për ndeshjes e së dielës ndërmjet Ferizajt dhe Gjilanit. Asistentët e tij janë Lumturije Muhadri dhe Besnik Morina, teksa në VAR do të jetë Bardh Ajeti.

Delegimet e plota të gjyqtarëve:

/Telegrafi/ 

Exit mobile version