Telegrafi

Ora policore në Pejë, qytetari nuk lejohet të kthehet nga puna në shtëpi

Foto ilustrim

Hyrja në fuqi e masave të reja nga Qeveria e Kosovës  për parandalimin e Covid-19, disa qytetarëve po u shkakton vështirësi në lëvizje.

Kështu në dalje të qytetit të Pejës, përkatësisht në rrugën që lidh me magjistralen Pejë-Prishtinë, një qytetar është ankuar se nuk po lejohet të kthehet në shtëpi.

Ai tha se udhëton çdo ditë për punë.

“Po i themi Armendit mos po na paguan ndonjë natë në hotel, a mos po na dërgojnë këta policët bile në burg a ndonjë send se kështu nuk  bën, ne duam të punojmë , duhet me ngrënë bukë”, tha qytetari për RTV21./21Media