Telegrafi

Ora dhe vendi se kur zhvillohet super meçi mes McGregorit dhe Poirierit

Dustin Poirieri dhe Conor McGregor tashmë kanë përfunduar matjet e tyre zyrtare për takimin në kuadër të UFC 257.

Dyshja po takohen për herë të dytë në karrierën e tyre, derisa dueli i parë i kishte takuar irlandezit.

Kjo përballje është shumë e pritur nga tifozët e sportit të arteve parciale të përziera, pasi aty do të jetë mundësia që njëri prej tyre të luftojë për titullin e peshave të mesme të lehta.

Lexo po ashtu Conor McGregor ishte 'i panjohur' në matjet zyrtare për meçin kundër Dustin Poirier

Poirier ka një karrierë të pasur në UFC, derisa ka shijuar 26 fitore, ka gjatë humbje dhe asnjë barazim.

Në një formë pothuajse të ngjashme është edhe McGregor që deri më tani në karrierën e tij ka 24 fitore, katër duele të humbura dhe asnjë barazim.

Dueli mes dyshes do të zhvillohet në orët e para të dielës që po vije me fillim nga ora 04:00 në ishullin e Abu Dabit. /Telegrafi/