Site icon Telegrafi

OQM: Për marrëveshjen me Bullgarinë duhet debat i gjerë dhe konsensus politik

Marrëveshjet të cilat godasin në themelet e ekzistimit të nacionalitetit maqedonas, jashtë syve të opinionit, nuk mund t’i nënshkruaj një parti dhe kryeministri të cilët kanë humbur zgjedhjet parlamentare. Për nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, duhet debat i gjerë dhe konsenzus politik”, vlerësojnë nga Opsioni Qytetar për Maqedoninë (OQM) sa i përket informacioneve se Qeveria e re e Maqedonisë do të nënshkruajë marrëveshje me Bullgarinë për fqinjësi të mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i OQM, Ljupço Prenxhov, në konferencë për shtyp tha se nga presioni i opinionit dhe partive politike për marrëveshjen me Bullgarinë, Zaev dhe ASHAM janë përgjigjur duke dalë për të pirë kafe.

Ai shtoi se edhepse për tre javë do të festohet Ilindeni, deri tani nuk ka pasur debat për këtë çështje, ndërsa kujtoi se kryeministri bullgar, Bojko Borisov, është sjellur me përgjegjësi ndaj kombit të tij pasi më 5 korrik ka dorëzuar marrëveshjen në Komisionin për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Bullgarisë.

Ai paralajmëroi se nënshkrimi i një marrëveshje të tillë me Bullgarinë, do të shkaktojë tensione në skenën politike në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version