Telegrafi

OQM në koalicion me OBRM-PDUKM, 4 deputet në lista deputetësh

Opcioni Qytetar për Maqedoninë i Stevçe Jakimovski në koalicion me OBRM-PDUKM-në e Nikolla Gruevskit. Mbrëmë vonë kanë zyrtarizuar bashkëpunimin duke thurur lista të përbashkëta për zgjedhjet e 5 qershorit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Jakimovski nga OQM para vitit 2013 ishte i përafërt me LSDM-në e Zoran Zaev por nga zgjedhjet lokale të vitit 2013 ata kanë ndryshuar qëndrime dhe tani janë bashkë. Mbrëmë kanë zyrtarizuar koalicionin duke shkuar me lista të përbashkëta në zgjedhje. OQM do të ketë 4 deputet në listat e OBRM-PDUKM në 7 njësitë zgjedhore./Telegrafi/