Site icon Telegrafi

OQM kërkon zbardhjen e rastit me aferën „Kullat e mbretit”

Disa ditët e kaluara kemi qenë dëshmitarë të zbardhjes së edhe një skandali tjetër i cili inicioi përfshirje të njeriut të parë të Strumicës, Zoran Zaev në procedurë të paligjshme për legalizimin e kompleksit “Kullat e mbretit”, thonë nga OQM e Strumicës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“E ftojmë DAP të bëj kontroll të evidencës kontabël të subjektit juridik, të pronarit të kompleksit dhe të evidencave kontabël të subjekteve juridike të cilët i kanë realizuar punët ndërtimore në këtë kompleks. Nga evidenca kontabël do të vërtetohet se kur janë furnizuar materialet ndërtimore, nga janë furnizuar dhe kur janë instaluar”, thonë nga OQM.

Nga OQM kërkojnë që nëse vërtetohet se objekti është ndërtuar më vonë se afati i paraparë, të ketë kallëzime penale dhe paraburgime për të gjithë aktorët për vepër të kryer penale, krim i organizuar./Telegrafi/

Exit mobile version