Telegrafi

Oprah mohon të ketë ndikuar në vendimin e princit Harry dhe Meghan Markle

Oprah Winfrey (Foto: Jason Koerner/Getty Images/Guliver)

Vendimi i princit Harry dhe bashkëshortes së tij, Meghan Markle, që të tërhiqen nga funksionet mbretërore dhe të bëjnë jetë normale, e ka shokuar opinionin botëror.

Ndërsa ka pasur thashetheme se për këtë vendim i ka bindur moderatorja e mirënjohur, Oprah Winfrey.

Lexo po ashtu Si i kanë fituar paratë deri më tani Princi Harry dhe Meghan Markle dhe si do t'ia bëjnë tani që u larguan nga familja mbretërore

Mirëpo, ajo ka reaguar përmes një prononcimi për revistën People duke i komentuar këto spekulime.

Meghan Markle dhe Princi Harry (Foto: Steve Parsons – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

65-vjeçarja ka thënë se Harry dhe Meghan nuk kanë nevojë për ndihmën e saj që të vendosin se çfarë është më mirë për ta dhe për familjen e tyre.

“I kam përzemër ata dy dhe e mbështes çfarëdo vendimi që marrin”, ka thënë Winfrey duke i mohuar raportimet në media që e lidhnin emrin e nis si ndikues në vendimin e tyre. /Telegrafi/