Zdravko Ponosh, ish-kandidati për president të Serbisë dhe ish-gjeneral ushtaraki, ka pohuar se Aleksandar Vuçiq është fajtor për gjendjen e serbëve në Kosovë.
Dita e djeshme ishte jashtëzakonisht e turbullt në skenën politike serbe: së pari, Aleksandar Vulin u emërua drejtor i BIA-s, gjë që shkaktoi indinjatë të madhe në opinionin e gjerë.
Qeveria e Kosovës dje ka emëruar ministër të Komuniteteve dhe Kthimit, Nenad Rashiqin, të cilin i pari i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq nuk ka fjalë lavdëruese sepse sipas tij nuk ka mbështetjen e serbëve.
Ponosh ka kritikuar Vuçiqin për lëvizjet e fundit që kanë të bëjnë me skenën politike në Serbi dhe me jetën e serbëve të Kosovës.
Kad ti uđu u glavu i tapšu govoreći da si kul momak za razliku od Kurtija. Ti obećaš da ćeš da batališ i Vulina. Oni ponovo puste Kurtija da bude Kurti i da te namagrči. Izvedeš Listu, on uvali Rašića. Ti, ko pop besan na selo izvučeš Vulina i nećes na sastanak u Tiranu!
Premudro— Здравко Понош (@ZdravkoPonos) December 2, 2022
“Kur të hyjnë në kokë dhe të pëshpëritin se je djalë ‘cool’ ndryshe nga Kurti. Ju premtoni se do ta luftoni edhe Vulinin. Ata e lanë Kurtin të jetë sërish Kurti dhe të tallet me ty (Vuçiq). Ti e largon Listën (Srpska), ai e nxjerr Rashiqin. Ti, si një prift i inatosur në fshat, nxjerr Vulinin dhe refuzon të shkon në takimin e Tiranës. Shumë i mençur”, ka shkruar Ponosh në Twitter.
Ndryshe, Vuçiq ka paralajmëruar se nuk do të shkojë në Samitin Ballkani Perëndimor-Bashkimi Evropian, i cili do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë. Kujtojmë se presidenti serb nuk kishte shkuar as në Samitin e Procesit të Berlinit. /Telegrafi/