Kanë mbetur vetëm edhe tre ditë përpara se Komisioni i caktuar për matjen e territorit të Kosovës të publikojë draft raportin e matjeve i cili tashmë është në fazën përmbyllëse.
Megjithëse pas publikimit ky Komision ia kushton katër ditë debatit publik për vërejtje e sugjerime, opozita nuk e ka në plan të diskutojë më për këtë çështje.
Ata janë shprehur këmbëngulës se nuk do pranojnë asnjë rezultat, të këtij Komisioni, që lë jashtë tokën e Kosovës. /GazetaTribuna/