Telegrafi

Opozita shqiptare bie dakord për kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takim me kryetarët e partive aleate, ka rënë dakord opozita që të dali me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore.

Berisha u takua me kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare – Ambientaliste, Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu.

Dy ditë më parë, kryedemokrati deklaroi se e mbështet propozimin për daljen me një kandidat të përbashkët me partitë e tjera opozitare, në disa qytete për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Një gjë të tillë, e ka theksuar edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sipas tij, kjo është më e mira për opozitën, në kushtet kur vendi udhëhiqet nga mafia. /Euronews Albania/