Site icon Telegrafi

Opozita përgatitet për protestë, Rama kujton 21 janarin: Drejtësia nuk është vonë kurrë

Në prag të protestës së opozitës në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të rikujtojë përmes një postimi në Facebook ngjarjet e 21 janarit.

Rama në reagimin e tij risjell në vëmendje audio regjistrimin e publikuar së fundmi që tregojnë urdhërin e Gardës për hapjen e zjarrit me plumba luftarakë mbi turmën.

Kryeministri shton se drejtësia e vjetër dështoi të çonte përpara drejtësisë autorët dhe urdhëruesit e vrasjeve në bulevard, ndërkohë që uron që një gjë e tillë të mos ndodhë dhe me atë që ai e cilëson si drejtësia e re.

Ndërkohë sot është një ditë e rëndësishme për opozitën e cila ka dal në protestë dhe në anën tjetër pritet vendimi i gjykatës 0për vulën e Partisë Demokratike nëse do të jetë në duart e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës. /Telegrafi/

Exit mobile version