Marrëveshja për burgjet me qira në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës nuk ka arritur të kalojë në seancën e Kuvendit të enjten.
Kjo pasi deputetët e opozitës nuk e kanë mbështetur këtë marrëveshje, me arsyetimin se shkel të drejtat e njeriut.
Përkundër insistimit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu që kjo marrëveshje të votohet, kundër saj ka dalë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca.
Ai ka thënë se do të abstenojë në momentin kur kjo marrëveshje të hidhet në votim.
“E shoh nga perspektiva neo-kolonialsite me mëlmesa orientale. E kam të pamundur të votoj për këtë marrëveshje. Kosova as nuk mundet as s’duhet të jetë paradhomë për kriminelë e për vepra të ndryshme penale”, është shprehur Gjyshinca.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë të ditur se votimi i kësaj marrëveshje do të hyjë në rendin e ditës në seancën e radhës. /Telegrafi/