Telegrafi

Opozita kundërshton projektin e portit të Durrësit: Rama: Armiqësi kundër investimit më të madh në rajon

Foto: Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar përsëri sot rreth kundërshtive të shprehura nga opozita për projektin e portit të Durrësit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka quajtur këtë kundërshti si armiqësi “kundër investimit më të madh në rajon.”

“Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon,i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut,duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra!,” shkruan Rama ë Twitter.

Projekti i portit të ri të Durrësit është duke u diskutuar në komisionet parlamentare pasi u kaluar me procedurë të përshpejtuar në Kuvend.

Deputet e opozitës janë duke e kundërshtuar fuqishëm këtë projekt. Ata e konsiderojnë atë si një aferë korruptive, ku janë të përfshirë kompani offshore të regjistruara në parajsa fiskale.

Gjithashtu opozita ngre dyshimet se shteti është duke dorëzuar tek privati një nga zonat më strategjike të shtetit, Porin e Durrësit, pa një garë të vërtet dhe në anën tjetër nuk ka përfitime konkrete nga ky investim. /Telegrafi/