Site icon Telegrafi

Opozita kërkon formimin e ushtrisë

Derisa drejtuesit e koalicionit qeverisës, PDK-LDK, nuk thonë asgjë më shumë sesa “Kosova do të bëhet me ushtri shumë shpejt”, subjektet opozitare kanë kërkuar që për këtë çështje të debatohet sot në Kuvendin e Kosovës.

Madje, opozitarët thonë se formimi i ushtrisë nuk mund të mbetet peng i deputetëve serbë, prandaj thonë që të enjten pas debatit për çështjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jepen rekomandime me të cilat kërkohet që Qeveria t’i procedojë në Kuvend ligjet për FSK-në në mënyrë që kësaj force t’i jepen kompetencat e një ushtrie, shkruan “Zëri”.

Edhe ekspertët e çështjeve të sigurisë thonë se nëse serbët nuk pranojnë ndryshimin e Kushtetutës, atëherë ushtria mund të bëhet edhe vetëm me ndryshimin e ligjeve, duke mos iu ndryshuar vetëm emri. /Zëri/

Exit mobile version