Nga partia opozitare greke Demokraci e Re, kanë kërkuar sqarim nga Ministria e Jashtme, për informatat e ish-ministrit për Punë të Jashtme të Maqedonisë, gjegjësisht siç thuhet në deklaratë “për qëndrimin e shprehur publikisht të ish-ministrit të jashtëm të Shkupit, Antonio Milloshovski, sipas të cilës Alexis Tsipras është i gatshëm ta detyruar vendin me marrëveshje me IRJM”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kanë reaguar menjëherë nga Ministria e Jashtme të Greqisë. “Ministria për Punë të Jashtme nuk është e obliguar, ose ka përgjegjësi për ta njoftuar Demokracia e Re për deklaratën nga opozita e IJRM-së (OBRM-PDUKM) partia motër e Demokracisë së Re në Partinë Popullore të Evropës, deri te cila duhet të ankoheni, thonë nga Ministri e Jashtme e Greqisë. /Telegrafi/