Site icon Telegrafi

Opozita e quan zmbrapsje të Bislimit refuzimin për të shkuar në takimin e Brukselit

Zmbrapsje të qëndrimeve e kanë quajtur opozita mos shkuarjen e Bislimit por të guvernatorit në Bruksel në takimin e thirrur nga ndërmjetësi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ndërkohë për pushtetin ky takim nuk duhet të konsiderohet si temë e dialogut.

Takimi i radhës në Bruksel i ftuar nga ndërmjetësi, Miroslav Lajçak për të diskutuar për çështjen e dinarit, në sytë e opozitës nuk e vë Kosovën në një pozitë të favorshme.

Madje deputetët opozitarë, e quajnë zmbrapsje të qeverisë mos shkuarjen e Bislimit në Bruksel.

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi thotë se qeveria nuk e ka as më të voglën ide se si duhet të vazhdohet dialogu.

“Kjo qeveri nuk ka as parime as strategji e as epilog, se si duhet të vazhdoj dialogu. Në vazhdimësi çështjet e brendshme bëhen temë në Bruksel, si stikerat, si targat si dinari janë krejtësisht çështje të brendshme të Republikës tonë që nuk kanë asnjë arsye e nevojë që të shndërrohen tema diskutimi për dialog. Këto janë kauza që Kurti i hap brenda republikës tonë në mënyrë që t’i shmanget asociacionit”, ka thënë Ariana Musliu-Shoshi nga PDK.

Derisa deputetja tjetër opozitare Time Kadriaj thotë se nuk është hera e parë që kjo qeveri zmbrapset karshi dialogut.

“Njëjtë sikurse tash që janë zmbraps, BQK sot veçse do të dialogojë dhe e kemi kthyer dialogun në nivel teknik ne vend se të dialogohet për çështje madhore, për çështje reciproke për ruajtjen e sovranitetit e integritetit respektim të kushtetutës së Kosovës sot zyrtarë të BQK-së, negociojnë në Bruksel për çështjen e dinarit. Sa herë që kjo Qeveri ka bërë veprime të ngutshme të pakoordinuara sikurse që është kjo sikurse ka qenë marrëveshja për targat”, ka thënë Time Kadrijaj nga AAK.

Mirëpo as si zmbrapsje e as si dobësim të Kosovës në proces të dialogut nuk e shohin mazhoranca.

Madje sipas kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, takimi i thirrur nga Lajçak nuk lidhet temën e dialogut.

“Atje sot është përfaqësuesi i BQK-së, i një institucioni që e ka nxjerr këtë vendim dhe jo i kryenegociatorëve. Ne nuk duam që çështjen e dinarit ta rikthejmë në temë të dialogut dhe nuk do të duhej të lejonte vet Bashkimi Evropian që të bëhej një veprim i tillë”, ka thënë Hyseni-Kryeziu.

Në Bruksel guvernatori Ismajli ka deklaruar se për çështjen e dinarin vetëm ka informuar palët dhe se për këtë çështje nuk ka pasur negociata. /Dukagjini/

Exit mobile version