Site icon Telegrafi

Opozita e Malit të Zi pas shtatë muajve kthehet në parlament

Opozita e Malit të Zi vendosi të kthehej në Parlament, pas bojkotit shtatë mujor për shkak të mospajtimit me politikën e kryeministrit Milo Gjykanoviç duke përfshirë edhe qasjen e Malit të Zi në NATO, njoftoi agjencia zyrtare serbe e lajmeve, Tanjug.

Deputetët e Frontit opozitar Demokratik deklaruan se do të kthehen në sallën e parlamentit për të demaskuar, sipas tyre, tradhtarët e partive të tjera opozitare.

Megjithatë, seanca parlamentare e caktuar për dje, ku duhej të bisedohej për ristrukturimin e qeverisë dhe zëvendësimin e kryetarit të Parlamentit, Ranko Krivokapiç, u anulua.

Shkaku ishte përleshja mes pjesëtarëve të sigurisë së parlamentit me deputetët e Frontit Demokratik, të cilët nuk lejuan të kontrolloheshin.

Exit mobile version