Telegrafi

Opozita e gatshme për zgjedhje të reja, kritika për Qeverinë Kurti

Tri subjektet opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë shprehur gatishmërinë për të shkuar në zgjedhje të reja parlamentare.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri para mediave tha se qeverisë Kurti duhet ndërprerë mandatin, pasi sipas tij, po punon vetëm në dëm të interesave të qytetarëve, transmeton Telegrafi.

“PDK që nga qershori i vitit 2023 nuk voton asgjë në Kuvend për një arsye të vetme sepse kërkojmë t’ia ndërpresim mandatin kësaj qeverie, që është kthyer në dëm të interesave të qytetarëve. Kosovës i është ndalë ora ndërkombëtare”, tha ai.

Gjithashtu, ai tha se PDK nga qershori i vitit 2023 dhe kërkon zgjedhje.

“Jemi të gatshëm t’ia shkurtojmë jetën kësaj qeverie”, tha ai.

Lexo po ashtu Zgjedhje të parakohshme në vitin 2024? Analistët komentojnë koalicionet e mundshme mes subjekteve politike

Të gatshëm për zgjedhje u shprehën nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi tha se partia e tij është e gatshme çdo herë për zgjedhje.

“Sa i përket zgjedhjeve, LDK është partia më serioze në Kosovë dhe jemi të gatshëm kurdo që të mbahen zgjedhjet të marrim pjesë”, deklaroi ai.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, theksoi se zgjedhjet do të mund të shpallen në mesin e gushtit.

“Mes gushti është data kur munden me u shpallë zgjedhjet. Pra, zgjedhje do të ketë në janar, ose shkurt. E, Albini ka qejf të mbahen në shkurt”, tha për media Tahiri.

Tahiri ka folur edhe për tri mundësi që vendi të shkohet në zgjedhje.

/Telegrafi/