Paralajmërimi i Qeverisë së Kosovës, për të rikthyer në Kuvend marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, nuk është pritur aspak mirë nga partitë opozitare.
Kjo marrëveshje, sipas tyre, duhet të kthehet në pikën zero dhe e njëjta të rinegociohet nga një ekip kredibil me ekspert të të gjitha partive politike në vend.
Opozitarët janë të bindur se marrëveshja nuk do të kalojë pa marrë parasysh kohën kur do ta procedojë këtë marrëveshje Qeveria. Ndërsa, janë të bindur se votat kundër kësaj marrëveshjeje po rriten. /Gazeta Tribuna/