Telegrafi

Opinionisti Arbër Hajdari i drejtohet Nita Latifit: Ke përfaqësuar denjësisht Kosovën në Big Brother VIP Albania

Nita Latifi momentalisht është banorja e vetme nga Kosova në Big Brother VIP Albania.

Këngtarja e njohur ka kohë të gjatë që i është bashkuar shtëpisë së famshme, ndërsa rrugëtimi i saj brenda ka qenë mjaft i qetë.

E njëjta së fundmi është përfshirë në një debat me Luiz Ejllin, me të cilin po ashtu ka pasur disa përplasje të vogla edhe më herët.

Megjithatë, ajo është përkrahur nga opinionistët të cilët e përgëzuan për rrugëtimin që ka bërë deri më tani.

Lexo po ashtu Opinionistja Zhaklin Lekatari i drejtohet Kiarës: Të kam mbrojtur kur burri yt të ka dhunuar

“Bravo Shote Galica. Bravo! Çoje deri në fund”, ka qenë komenti që Zhaklin Lekatari ia bëri Nitës.

Arbër Hajdari nga ana tjetër i tha se e ka përfaqësuar Kosovën denjësisht, duke mos thënë asnjë fjalë ofenduese asnjëherë.

“Dua ta përgëzoj Nitën që nuk ka thënë asnjë fjalë ofenduese gjatë rrugëtimit të saj. Ke përfaqësuar denjësisht Kosovën”, shtoi Hajdari.

Mbrëmë (e shtunë) nga BBVA u largua Gerti Koxha si dhe Lorenc Hasrama. /Telegrafi/