Lionel Messi duket i vendosur për një transferim te Manchester City, por ai me sa duket ka një dashuri për “klubet historike angleze siç është Manchester Unitedi”.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është i etur të largohet nga Barcelona këtë verë dhe një ribashkim me Pep Guardiola është më se i mundur.
Sidoqoftë, një burim ka thënë për mediumin The Athletic se Messi ishte më parë “më i magjepsur” nga “klubet historike angleze si Manchester Unitedi” nëse ai dëshironte ndonjëherë një sfidë tjetër.
Shumica e suksesit të Cityt ka ardhur në dekadën e fundit dhe ata janë në fillimet e tyre për të qenë një superfuqi globale, ndryshe nga rivalët e urryer të Unitedit.
Për më tepër, burimi gjithashtu pretendon se 33-vjeçari foli me ish-shokun e skuadrës Cesc Fabregas për të luajtur në Londër, me spanjollin që kaloi kohë në kryeqytetin anglez me Arsenalin dhe Chelsean.
Në garë për transferimin e Messit është edhe Interi dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/