Ushtria izraelite ka njoftuar se trupat e gjashtë pengjeve janë nxjerrë nga Rripi i Gazës.
Në një kumtesë nga IDF-ja izraelite, thuhet se trupat e Yagev Buchstab, Alexander Dancyg, Avraham Munder, Yoram Metzger, Nadav Popplewell dhe Haim Perry u gjetën në zonën e Khan Younis gjatë të hënës mbrëma.
Operacioni i shpëtimit është kryer nga IDF-ja së bashku me agjencitë e tjera izraelite të sigurisë, transmeton Telegrafi.
Kthimi i 109 pengjeve të mbetura në Gaza, “mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshje të negociuar”, dhe i është bërë thirrje qeverisë izraelite që “të bëhet gjithçka në fuqinë e saj për të finalizuar marrëveshjen aktuale në tryezë”.
Negociatat mbi një armëpushim të kërkuar prej kohësh dhe marrëveshjen e lirimit të pengjeve janë duke vazhduar, me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken, që aktualisht ndodhet në Lindjen e Mesme që kërkon një marrëveshje.
Të hënën, Blinken tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte rënë dakord për një “propozim urë” të SHBA për një marrëveshje, pasi dyshja u takuan në Tel Aviv. /Telegrafi/