Site icon Telegrafi

Operacioni “Targat”, konfiskohen 131 vetura të paregjistruara

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Njësia për Hetimin e Auto-krimeve, në bashkëpunim të plotë me Doganat e Kosovës dhe njësitë tjera policore, ka ndërmarrë një operacion të gjerë policor të quajtur “TARGAT”.

“Operacioni policor është shtrirë në tërë territorin e Kosovës dhe ka pas qëllim identifikimin e veturave të pa regjistruara, të cilat janë importuar nga shtetet evropiane e të cilat në vendin e origjinës ishin të ç’lajmëruara, ndërkaq në vendin tonë kishin paguar vetëm sigurim të përkohshëm.

Operacioni policor i zhvilluar nga data 15.10.2018 deri më datë 12.11.2018, ka rezultuar me kontrollimin e një numri të madh të veturave, në mesin e të cilave janë sekuestruar 131 vetura të cilat janë dërguar në Doganat e Kosovës për vazhdim të procedurave doganore. Po ashtu janë konfiskuar edhe 2 vetura që dyshohet se janë të vjedhura”, thuhet”, thuhet në njoftimin për media.

Policia e Kosovës do të vazhdojë me aktivitete edhe në të ardhmen në mënyrë që veprimet e tilla antiligjore të minimizohen, rrugët tona të jenë më të sigurta dhe të mos dëmtohet buxheti i vendit. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version