Site icon Telegrafi

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Taulant Balla ka publikuar pamje nga operacioni i SPAK, ku janë lëshuar dhjetëra urdhër arreste për personazhe të botës së krimit.

Sipas pamjeve në video, forcat e RENEA-s zbarkojnë në vilat e personave të shpallur në kërkim, duke u ngjitur me shkallë.

Ministri Balla thotë se lufta kundër krimit të organizuar është e pandalshme dhe po jep rezultat.

“Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit. Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj”, ka shkruar Balla.

Exit mobile version