Telegrafi

Operacioni Neymar: Barcelona përgatitet të bëjë ofertën përfundimtare për brazilianin

Kur ka mbetur edhe një javë para fundit të afatit kalimtar veror, Neymar mbetet ende kryefjala.

Barcelona, ​​Real Madrid dhe Juventus mendohet se të gjitha janë të interesuara ta marrin brazilianin e Paris Saint-Germain, me ish-klubin që po përgatitet për ofertë përfundimtare.

Sipas La Sexta, Josep Maria Bartomeu mbajti një takim me drejtorët sportivë të Barcelonës të hënën për të punuar për nënshkrimin me brazilianin. Ekzistojnë dy aspekte kryesore.

E para është bërja e një oferte me vlerë 170 milionë euro për PSG, nëse kjo ofertë është në formën huazimi, me opsion për të blerë të detyrueshëm.

Nëse PSG nuk do ta pranojë atë, ka edhe një mundësi.

E dyta është që Barcelona ta vendosë një lojtar në ofertën e tyre.  Emri i Ousmane Dembele po diskutohet si një mjet i mundshëm, por vetë lojtari nuk dëshiron të largohet nga Camp Nou për momentin.

Barcelona gjithashtu është e kujdesshme ndaj qëndrimit të PSG ndaj Neymar.

Sipas Le Monde, pronari i klubit francez, Emir i Katarit, nuk dëshiron ta shesë lojtarin.

Lëndimet e fundit të Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani, megjithëse nuk janë serioze, nuk do ta bëjnë më të lehtë largimin e Neymarit.

Gjithashtu u diskutua në takimin e së hënës e ardhmja e Rafinhas.

Situata e Ivan Rakitic u debatua gjithashtu dhe Barcelona është e hapur për të shitur mesfushorin nëse vjen oferta e duhur. Juventus janë të interesuar për të. /Telegrafi/