Për dy javë janë arrestuar 155 persona ndërsa janë konfiskuar 54 armë gjatë realizimit të urdhrit operativ “Goditja”, të cilin është duke e zbatuar Policia e Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe janë kontrolluar 35 mijë e 324 vetura dhe 420 lokale.
Sipas njoftimit të Policisë, janë realizuar edhe 6 mijë e 29 pika kontrolli për automjete, 1765 prej tyre me radarë dhe alkool-test.
Policia ka bërë të ditur se zbatimi i këtij urdhri do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Kujtojmë gjatë këtij muaji në Kosovë kishte një shtim të aktiviteteve kriminale, ku si pasojë disa persona mbeten të vrarë në përleshje të ndryshme./Telegrafi/