Telegrafi

“Operacioni fshesa” – Barça largon katër lojtarë në janar, për të financuar transferimin e Coutinhos

Ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho është objektivi madhor i Barcelonës për afatin kalimtar dimëror që tashmë është afër dhe klubi po planifikon të depozitojë para nga katër largime për të kompensuar investimin e madh që dëshiron të bëhet me brazilianin.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Barcelona ka bërë gati planin operativ të janarit me katër largime dhe një afrim të madh, duke larguar futbollistët e panevojshëm dhe afruar një yll që do bënte diferencën.

Lexo po ashtu Valverde ndan skuadrën në katër pjesë: Lojtarët e paprekshëm, zëvendësues, të dorës së dytë dhe të panevojshëm

Arda Turan ishte dhe mbretet i pari në listën e largimeve, pasi trajneri Ernesto Valverde nuk e konsideron pjesë të projektit që nga vera e kaluar, por mund të ketë lëvizje më shumë në formë të viktimave.

Rafinha është i dyti pasi edhe vet dëshiron të largohet tani, pasi dëshiron të luaj më shumë që të provojë të kapi një vend te kombëtarja e Brazilit për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Aleix Vidal preferon të vazhdojë, por klubi e ka vendosur atë në treg pasi për krahun e djathtë të mbrojtjes i besojnë Nelson Semedos dhe Sergi Robertos.

Gerard Deulofeu është i fundit në listën e largimeve, pasi nuk ka bindur aspak pas rikthimit të tij në klub gjatë verës dhe largimi i tij për një shifër të kënaqshme pritet të ndodh gjatë janarit.

Dy mesfushorët tjerë Andre Gomes dhe Denis Suarez kanë qenë shumë të përfolur për një largim, por trajneri spanjoll i konsideron jetësor në planet e tij, pasi dëshiron të ketë zgjidhje më shumë edhe në bankën rezervë, ashtu sikurse edhe Javier Mascherano që do të mbetet deri në verë pas lëndimit të Samuel Umtitit.

Lexo po ashtu Fabregas: Coutinhos i përshtatet stili i Barçës, është lojtar i madh

Këto largime mendohet se do të bëhen për të financuar transferimin e yllit të Liverpoolit, Coutinho, i cili mendohet se do t’ju kushtojë katalunasve rreth 150 milionë euro, ndërsa Mesut Ozil në rast afrimi do ishte transferim më i lirë. /Telegrafi/