Site icon Telegrafi

“Operacioni blindimi” – Barcelona rinovon me Piquen, gati kontratat e reja edhe për tre yje tjerë (Foto)

BARCELONA, SPAIN - NOVEMBER 29: Gerard Pique of FC Barcelona (C) celebrates with his team mates after scoring his team's second goal during the Copa del Rey round of 32 second leg match between FC Barcelona and Real Murcia at Camp Nou on November 29, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Barcelona ka gati operacionin për blindimin e mbrojtjes aktuale duke i lidhur edhe për shumë vite me skuadrën.

Gjatë ditës së enjte, skuadra e Barcelonës konfirmoi arritjen e marrëveshjes për zgjatjen e kontratës me mbrojtësin spanjoll, Gerard Pique.

Me kontratën e re, Pique do të jetë pjesë e gjigantit katalunas deri në vitin 2022, atëherë kur mbrojtësi t’i bëjë plot 35 vjet.

Lexo po ashtu Pique rinovon me Barcelonën deri në vitin 2022, tash me klauzolë marramendëse

Megjithatë, sipas gazetës Sport, Barcelona nuk dëshiron të ndalet vetëm me Piquen, pasi dëshiron të rinovojë edhe me tre yje tjerë, për të blinduar mbrojtjen edhe për shumë vite.

Jordi Alba është njëri nga futbollistët që pritet t’i rinovohet kontrata (Getty Images)

Pas Piques, radha është e mbrojtësin, i cili mund të luaj edhe si mesfushor, spanjollit Sergi Roberto, për të cilin gjithashtu është ofruar një kontratë e cila e lidh deri në vitin 2022.

Pasi të kryej punën me Roberton, i cili po kërkohet shumë në Ligën Premier dhe Serie A, Barcelona do ta kthej vëmendjen tek dy mbrojtës tjerë.

Lexo po ashtu Barcelona dominon formacionin e stinorit vjeshtor, Real Madridi atë të dështimeve me Ronaldon në krye - Messi lojtari më i mirë (Foto)

Janë spanjolli Jordi Alba dhe francezi Samuel Umtiti që priten të blindohen nga drejtuesit katalunas, pasi këtë sezon kanë treguar nivel të lart të lojës.

Me këto lëvizja, Blaugranët duan të tregojnë se qëllimi i tyre është të sundojnë botën e futbollit edhe për shumë vite duke tentuar fitimin e trofeve vit pas viti. /Telegrafi/

Exit mobile version