Presidenti Donal Trump, ka reaguar ndaj sulmeve ajrore të Turqisë, ndaj kurdëve dhe ushtarëve të ISIS-it, duke thënë se ‘nuk e miraton’, sulmin e pritur gjatë që e realizoi sot presidenti Erdogan në Siri.
Kreu turk Rexhep Tajip Erdogan, njoftoi gjatë pasdites së sotme për fillimin e ofensivës në veriun e Sirisë – të quajtur “Operacioni Pranvera e Paqes” – si një përpjekje për të “sjellë paqe në zonë”, me shënjestër luftëtarët kurdë, që Ankaraja i konsideron si “terroristë”, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër Presidenti Trump – i cili urdhëroi trupat amerikane të dalin jashtë kësaj zone – tha se kjo përpjekje e Turqisë për pushtim është një ‘ide e keqe’ dhe se Uashingtoni “nuk e miraton këtë sulm”.
Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, njoftuan se aeroplanët luftarak turk shkaktuan gjatë ditës së sotme ‘panik të madh’, kur sulmuan territorin e mbajtur nga kurdët, disa ditë pasi Trump largoi trupat e Shtetet e Bashkuara nga ai regjion.
Pamjet nga zona e goditur, tregonin se si civilët iknin në mënyrë të dëshpëruar nga zona, ndërsa retë e tymit ngriheshin nga pozicionet e shënjestruara nga avionët turq. /Telegrafi/