Njëra nga prezantueset më të njohura shqiptare, Alketa Vejsiu, njihet edhe ndër femrat me shumë klas të ekranit shqiptar.
Krahasuar me imazhet e disa viteve më parë, Alketa është transformuar tërësisht dhe nuk njihet se është ajo, transmeton Telegrafi.
Megjithëse duket shumë më bukur sot, këtë ajo e ka arritur edhe falë operacioneve të shumta plastike.
Një fotografi e 14-të viteve më parë e publikuar nga miku i saj Besfort Hasanaj e vërteton më së miri këtë.
Prezantuesja momentalisht është e angazhuar në spektaklin “Dance with me”, ndërsa ka paralajmëruar edhe një projekt të ri. /Telegrafi/