Telegrafi

Operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi, ambasadori amerikan: SHBA-të, një partner krenar i FSK-së 

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka shprehur mirënjohje të thellë për ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës të kërkim-shpëtimit dhe ekipet mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët ishin në Turqi, pas tërmetit shkatërrues.

Hovenier në një  postim në Twitter thekson se ekipi i FSK-së kreu operacione të suksesshme në Turqi dhe shpëtoi disa jetë.

“Shtetet e Bashkuara shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për ekipet e kërkim-shpëtimit dhe mjekësore të FSK-së të cilët u kthyen në Kosovë. Ekipi i FSK-së kreu operacione të suksesshme të ndihmës në Turqi dhe shpëtoi disa jetë. SHBA-të janë një partner krenar i FSK-së”, shkruan ambasadori amerikan. /Telegrafi/