Telegrafi

‘Operacion Rabiot’ të mbyllet që këtë javë: Barcelona nuk dëshiron një rast të ngjashëm siç ishte ai me Griezmann

Barcelona shpreson që të nënshkruajë së më parë me Adrien Rabiot nga Paris Saint-Germain dhe atë në ditët në vijim.

Pas pushimeve të fundvitet te Barcelona i janë kthyer punës për transferimin e lojtarit.

Francezi u ka thënë klubit se dëshiron të transferohet te Barcelona, por marrëveshja ende nuk është zyrtare.

Për lojtarin ka interesim edhe nga klube si Bayern Munich, Chelsea dhe Manchester City, ndërsa mamaja e lojtarit që është edhe agjentja e tij po luan ende me kartat që i ka në duar.

Lexo po ashtu Barcelona i siguron shërbimet e Rabiot

Ai mbetet pa kontratë në qershor, ku mendohet se Rabiot do t’i kushtojë Barcelonës 10 milionë euro në vit, plus bonuset, por edhe klubet e lartë përmendura mund ta paguajnë të njëjtën shumë.

PSG kërkon që ta shes që këtë muaj duke kërkuar 15 milionë euro për lojtarin.

Barcelona kërkojnë që ta mbyllin marrëveshjen që këtë javë duke mos e lejuar lojtarin të udhëtojë fare në Katar me klubin e PSG-së.

Lexo po ashtu Bayerni fillon kontaktet me PSG-në, synon t'ia rrëmbejë nga duart Barcës mesfushorin Rabiot

Në klub nuk duan që tu ndodh e njëjta gjë siç ndodhi me Antoine Griezmann këtë verë.

Barcelona kërkon që t’i largojë situata e tilla duke mos e humbur një lojtar që praktikisht e ka në dorë, siç bërë me Griezamannin. /Telegrafi/