Site icon Telegrafi

Operacion policor për Krime Ekonomike në Gjakovë

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK) ka realizuar një operacion policor në Gjakovë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas tij, pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit policor do të bëhet publike informacione shtesë.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës me njësitë e DHKEK-së, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, në DRP Gjakovë ka realizuar një operacion policor.

Pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë Kelani. /Telegrafi/

Exit mobile version