Në rubrikën “Policia” në kuadër të emisionit “Drejtësia në Kosovë” u shfaq aksioni policor në Zubin Potok.
Policia kishte marrë informacion se në një vend të quajtur “Guri i Njelmët”, në Zubin Potok, ishin fshehur pesë kilogramë marihuanë.
Tre ditë para se të merrej aksioni Policia ishte njoftuar se një sasi e narkotikëve ka hyrë nga Shqipëria në Kosovë.
Në lidhje me këtë rast, Policia kishte tre të dyshuar.
Në pamjet e shfaqura shihet si Policia gjen në një vend malor sasinë e marihuanës, e cila ishte fshehur në një kaçubë në një çantë të madhe të zezë.