Site icon Telegrafi

Operacion i policisë në Gjakovë, gjendet e mitura që ishte në kërkim

Foto: Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht Sektori Rajonal për Hetime me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë sot në ora 06:30 ka realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë e personit të dyshuar Besart (Blerim) Radosta, i dyshuar për vepër penale “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”.

Gjatë operacionit policor është arrestuar personi i dyshuar e po ashtu është gjetur edhe personi i mitur Yllka (Naim) Derri e cila ishte raportuar si person i zhdukur nga familjarët e saj që nga data 15 qershor e këtij viti.

Me 16 dhjetor Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka lëshuar kërkesën për bashkëpunim me qytetar përmes mediave për gjetjen e personit viktimë dhe personit të dyshuar për çka Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim.

Me këtë rast Sektori Rajonal për Hetime po bashkërendon veprimet në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, Qendrën për Punë Sociale, Mbrojtësin e viktimave me qellim të zbardhjes së rastit dhe marrjes se masave tjera të nevojshme ligjore. /Telegrafi/

Exit mobile version