Inspektorati policor është duke vazhduar me një operacion, ku deri tani ka rezultuar me arrestimin e dy personave, njëri zyrtar policor, tjetri qytetar.
Zyrtari policor është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale marrje ryshfeti”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka.
Sipas Insajderit në pranga ka përfunduar Lavdim Osmani, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë, për të cilin dyshohet se ka qenë udhëheqësi i një grupi policësh, të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve.
Osmani dyshohet se ka hetuar shumë kompani, për t’ua mbyllur më pas rastet vetëm në këmbim të parave. /Telegrafi/