Telegrafi

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen katër persona

Një operacion antidrogë në qarkun e Korçës është finalizuar në orët e para të mëngjesit.

Janë kapur rreth 40 kg lëndë narkotike cannabis. Mësohet se janë arrestuar 4 persona,raporton Top Channel.

Operacioni është zhvilluar gjatë natës dhe pritet informacion zyrtar nga policia e Korçës. /Telegrafi/