Finalizohet një tjetër operacion antidrogë nga drejtoria vendore e policisë së juglindjes.
Operacioni u zhvillua gjatë natës së djeshme, ku dhjetëra persona u shoqëruan në ambientet e drejtorisë, ndërsa në pranga kanë rënë 8 prej tyre.
Gjatë aksionit, janë kontrolluar dhjetëra banesa dhe lokale në Korçë, ndërsa nga policia u arrit të kapeshin shtetas që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike.
Burime bëjnë me dije se u sekuestruan rreth 300 gr kokainë, 5 kg cannabis, po ashtu telefona, peshore, automjete si edhe sasi në euro dhe lek. Detaje të mëtejshme nga operacioni priten të zbardhen në vijim edhe nga komunikata zyrtare./euronewsalbania/