Në shënim të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në Prishtinë do të shfaqet premiera e operës “Skanderbeg”.
Shoqata kulturore italiane Feniçe Estence, për herë të parë do të interpretojë nëntë arie nga kjo operë e Vivaldit, kushtuar Heroit Kombëtar të shqiptarëve.
Kjo ngjarje kulturore do të shënohet sot në katedralen “Shën Tereza” në Prishtinë. /21Media/